Për shkak të reshjeve intensive të dëborës që kanë përfshirë Italinë, qindra shqiptarë janë detyruar të kthehen në vendin tonë me traget.

Mediat italiane raportojnë se 250 nga 400 pasagjerët në Brindisi do të mbërrijnë në Shqipëri me traget për në Vlorë, pasi fluturimet e tyre për në Tiranë nga Bolonja dhe Orio al Serio u devijuan në agim, për shkak të kushteve të rënda në aeroportin e Puglias.Mediat italiane e konfirmojnë lajmin nga burime pranë Aeroportit të Puglias.  Në shenjë proteste, një grup i madh i pasagjerëve pushtoi një pjesë të pistës për disa orë. Pas negociatave të gjata, nën mbikëqyrjen e forcave të rendit, u arrit një marrëveshje që pasagjerët të ktheheshin në Shqipëri me traget.Tridhjetë e nëntë pasagjerë udhëtuan në vend të kësaj për në Aeroportin e Fiumicino-s me një autobus të ofruar nga linja ajrore, dhe prej andej morën një fluturim për në Tiranë. Disa pasagjerë të tjerë thuhet se vendosën të ktheheshin vetë në Shqipëri./ TGcom24.