Gjatë periudhës 08.01.2026 – 17.01.2026, në territorin e Bashkisë Librazhd, si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, janë evidentuar 8 raste të rrëshqitjes së tokës në disa njësi administrative.

Konkretisht, rastet janë regjistruar si më poshtë:

1 rast në Njësinë Administrative Hotolisht

3 raste në Njësinë Administrative Qendër

2 raste në Njësinë Administrative Polis

2 raste në qytetin e Librazhdit

Situata më problematike paraqitet në fshatin Spathar, Njësia Administrative Qendër, ku rrëshqitja e tokës përbën rrezik serioz për 7 banesa.