Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se reshjet me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare.
Sipas ARRSH-së, ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në rajonin verior, dhe pemë të këputura, si në Vlorë-Orikum, të cilat janë pastruar menjëherë.
Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi .
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.