Ardit Murataj

Në disa zona të juglindje të vendit, pas reshjeve të shiut, ka nisur dëbora, duke krijuar problematika në qarkullim.

Aksi Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë ka regjistruar reshje të borës, por pa krijuar vështirësi, pasi strukturat e mirëmbajtjes janë në terren dhe po kryejnë pastrim dhe kriposje. Qarkullimi vijon normalisht me goma dimërore.

Në aksin Maliq–Kufi Gramsh, gjatë natës kanë pasur dalje të dy përrenjve me inerte në rrugë.

Po ashtu, reshje bore janë regjistruar edhe në aksin Ersekë–Tre Urat, pa ndikuar në qarkullim, ndërsa në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet janë të ulëta deri në mesatare, dhe grupet e mirëmbajtjes vazhdojnë pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Në segmentin k/Boboshticë–Dardhë, dy mjete borëpastruese janë duke punuar intensivisht për të siguruar kalueshmërinë. Qarkullimi këtu sugjerohet vetëm me goma dimërore.

Pavarësisht reshjeve, strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e udhëtarëve, duke siguruar që rrugët të mbeten të kalueshme dhe të pastruara nga borë e inerte.