Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në jug të vendit, konkretisht në Dhërmi. Sipas raportimeve, përroi i Gjikurisë ka dalë nga shtrati, po ashtu përmbytjet kanë shkatërruar urën pranë ish vilave qeveritare duke përmbytur zonën përreth.

Ndërkohë në Vlorë nuk ka patur problematika veç mungesës së furnizimit me energji elektrike. Probleme me energjinë kanë pasur gjithashtu edhe zonat e Selenicës dhe Orikumit.

Vazhdon të jetë i pezulluar lundrimi detar për të gjitha mjetet.