Në vendin tonë, sot në 7 janar 2026, kanë rënë reshje të dendura. Shi i dendur ka rënë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Nga reshjet e shumta, mësohet se dhe lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati.
Lana rrezikon që të dalë nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta. Lana është ‘ngjitur’ në pjesën e lulishtes, ndërsa rrezikon të dalë edhe në rrugë.
Lumi Lana në zonën e Pallatit me Shigjeta ka dalë disa herë nga shtrati, kur moti ka qenë me shi të dendur.
Ndërkaq, fatmirësisht, në kryeqytet nuk ka trafik të dendur automjetesh dhe nuk ka pasur problematika.
/tvklan.al






