Reshjet janë ndërprerë në Tropojë, por përmbytjet e shkaktuara nga rrebeshet e shirave të një dite më pare kanë lënë pas dëme te konsiderueshme në infrastrukturë, bujqësi e blegtori.

Njësitë administrative Bytyç, Bujan, Llugaj e Fierzë janë më të prekurat.

Disa ura dolën jashtë funksionit për shkak të gërryerjes së argjinaturave dhe pjesëve anësore të tyre, ndërsa toka bujqësore me te mbjella e bagëti të ngordhura janë disa nga bilancet që ka lënë pas kjo situatë e pazakonte e siç thonë banorët e këtyre fshatrave situatë që nuk mbahet mend nga brezat.

Sot në Tropojë mbërritën mjetet e batalionit te Xhenios nga forcat e armatosura dhe ato të emergjencave civile, e kanë nisur punën menjëherë në terren për të rivendosur situatën në ato zona ku është më problematike.

Kryetari i Bashkisë Rexh Byberaj, thotë se të hënën  mund te ketë  një verifikim të saktë të dëmeve të shkaktuara nga ky mot e rrebesh.

Situata e motit ne Tropoje u përkeqësua  mbrëmjen e së premtes, ndërsa gjatë natës dhe orëve te para të së  shtunës u shkaktuan edhe dëmet në fshatrat e tre njesive administrative./Abcnews.al/