Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë, në një reagim të fundit thekson se “çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës”, duke iu referuar debatit për pagat e gjyqtarëve.

Po ashtu theksohet se çdo ndryshim ligjor që sjell regres në standardet e njohura më parë dhe ulje të pagave të magjistratëve, “përbën cenim të garancive kushtetuese”, raporton A2CNN.

Në këtë kontekst, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik. Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces, si dhe mbështet çdo përpjekje institucionale dhe civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend”, thuhet në deklaratën e shoqatës.  (A2