Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim shtatë nga të pandehurit e dosjes “Revanshi”. Për gjykim kaloi dosja ndaj të pandehurve Durim Bami, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Altin Morina, Marklen Haka, Enerigert Mitri dhe Edson Jozëik.
Në këtë proces, Bami akuzohet nga SPAK për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” në dëm të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, si edhe ndaj Tori Xheçukës e Erigers Mihasit.
Ndërsa Marklen Haka akuzohet për tentativën e vrasjes së Durim Bamit dhe Ervin Kodrës. Po ashtu, Bami e Haka dhe të tjerët akuzohen edhe për “grup kriminal” dhe “kryerje të veprave nga organizata kriminale”.
Të pandehurit e kësaj dosjeje do të gjykohen të veçuar nga 20 të pandehurit e tjerë, të cilët vijojnë të jenë në kërkim.






