Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës, Lediana Fratari, ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, lidhur me parregullsitë e caktuara në rocesin e nuëmrimit të votave për kandidatët e partive politike.
Fratari ka kërkuar rinumërim të votave në KZAZ nr 47, pasi sipas saj nuk i janë numëruar votat në emrin e saj, duke pretenduar se është votuar më shumë nga çfarë reflektohet pasi ka mospërputhje të procesverbalëve me rezultatet e publikuara.


