Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i përcolli me ironi aksionet e opozitës. “Lajmi i mirë që nuk përbën lajm janë flakadanët. Revolucioni i karrigeve pati seancën e radhës. Së dyti, dua të kundërshtoj sepse buxheti nuk është miratuar në 8 minuta por pas një diskutimi shumë të gjatë në komisione. Komisionet janë të hapura dhe janë konsultuar me grupet e interesit. Pa diskutim ka një anomali e ardhur nga opozita”, tha ai.

A do të ulet në dialog mazhoranca me opozitën?

Bledi Çuçi dha këtë përgjigje për gazetarët jashtë sallës së seancave plenare: “Ne kemi propozuar disa ndryshime në rregullore dhe kemi marrë në shqyrtim disa rregullore parlamentare të vendeve të BE-së, Italia dhe Gjermania. Opozita është e mirëseardhur. Kemi shumë forume ku jemi bashkë. Ne kemi komisione, sekretariate, kemi konferencë kryetarësh. Ata nuk vijnë. Ne jemi gati të dialogojmë me këto për mirë të shqiptarëve. Jemi atje kur të duan mund të ulemi. Nuk jemi ne që hedhim flakadanë”.

(Balkanweb)