Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj dhe dy futbollistë të tjerë të Spezias kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Klubi italian lajmëroi se përveç 24-vjeçarit, edhe Petko Hristov e Mbala Nzola ishin infektuar, pas tamponeve të bëra në pasditen e së mërkurës. Të gjithë futbollistët janë asimptomatikë e ndodhen të izoluar.
Ndërkohë që grupi do të vazhdojë stërvitjen, pasi duke qenë periudhë pushimesh, mes të infektuarve dhe futbollistëve të tjerë nuk kishte pasur kontakte. Dy seanca stërvitore do të ketë ditën e sotme në qendrën sportive të Folos.
Stërvitjen do ta drejtojë trajneri Tiago Mota që ka rigjetur paqen me drejtuesit e klubit. Por tekniku duhet që të mos të penalizojë asnjë futbollist. E duhet të vlerësojë investimet e bëra në klub.
Për Motën do të jenë vendimtare takimet ndaj Veronës në shtëpi dhe Xhenovës në transfertë.