Pas vizitës së papritur në Turqi ditën e djeshme, kryeministri Rama sot ndodhet në Strasburg.

Ai do ti drejtohet me një falim  asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku do të kërkojë rishikimin e rezolutës 1782 të vitit 2011 ose atë që njihet ndryshe si raporti i Dick Marty-t.

Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës, të cilat janë në raportin e senatorit zviceran.