Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës i janë bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Darëzezës. Zjarri i djeshëm masiv u shua mëngjesin e sotëm, por në mesditë vatrat e zjarrit u riaktivizuan duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Terreni i vështirë ranor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse duke detyruar efektivët të përdorin mjete rrethanore. Ndërkohë bashkia Fier ka vënë në dispozicion edhe një traktor me zinxhir për hapjen e korridoreve.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, në vendngjarje ndodhen 7 automjete zjarrfikëse me 40 efektivë të MZSH, një buldozer dhe një fadromë, por për shkak të terrenit ranor dhe përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, situata në ekonominë pyjore të Darëzezës nuk është vënë ende nën kontrol