Home AKTUALITET Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, flet gazetari i NBC News: Jam shumë...

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, flet gazetari i NBC News: Jam shumë i lumtur që disa fëmijë kthehen në shtëpitë e tyre, ndoshta qeveria juaj ndihmoi

12

Rreth orës 18:00 të pasdites së sotme do të ketë një deklaratë për mediat nga përfaqësuesit që kanë marrë pjesë në operacionin për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e Sirisë.

Në këtë konferencë pritet të zbulohen emrat e grave dhe fëmijëve shqiptar që është arritur të nxirren nga kampi, për ecurinë e operacionit dhe kohën kur pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Në një komunikim për gazetarin shqiptar, Taulant Koplikaj, gazetari i NBC News që publikoi i pari lajmin, thotë se është shumë i lumtur që disa fëmijë do të kthehen në vendin tuaj me asistimin edhe të qeverisë shqiptare.

“Jam shumë i lumtur që disa fëmijë u kthyen në shtetin tuaj, ndoshta qeveria juaj ndihmoi për riatdhesimin e tyre. Gjithsesi është lajm i mirë që fëmijët do rikthehen pranë familjeve të tyre, duke marrë parasysh kushtet ku jetonin në kamp.”

frax