
Heidi dhe Romeo janë parë së bashku në një ambient publik, duke nxitur spekulime për një ribashkim të mundshëm.
Edhe pse janë ndarë prej kohësh, një video e fundit tregon se ata ndodheshin në të njëjtin vend gjatë një koncerti të Dren Abazit, ku duket se komunikojnë me sy.
Heidi ka deklaruar më parë se marrëdhënia me Romeon ka përfunduar, ndërsa ai nuk ka reaguar publikisht që prej përfundimit të “Big Brother VIP”.
Ky takim ka ngritur shumë pikëpyetje mbi statusin e tyre aktual. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre nëse kjo ishte rastësi apo një afrim i qëllimshëm.
