Rihanna ka konfirmuar së fundmi shtatzëninë duke u shfaqur me barkun e rrumbullakosur në disa foto pranë partnerit të saj Asap Rocky. Lajmi vjen pas disa kohësh që në media e rrjete sociale përflitej për një shtatzëni.
Rihanna mori urime nga personazhe të famshëm e fansa nga e gjithë bota, por duket se një person nuk u gëzua për shtatzëninë e saj. Ish i dashuri i saj, reperi Drake, e ka bërë unfollow çiftin menjëherë pas lajmit.
Madje, shumë thonë se ky veprim erdhi për shkak se ai është ende i dashuruar me artisten.
