Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot mbi gjendjen e akseve nacionale, në kushtet e motit kur gjatë natës ka pasur reshje dëbore.
Sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
Reshje dëbore ka patur edhe në Rajonin Qendror, konkretisht në Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë ndërsa rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Gjithashtu edhe veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës në Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
”Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.1 nga 8



