Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin verior dhe verilindor të vendit.
Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në në gjithë vendin, por në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)