Këngëtarja e “Dirrty”, 40 vjeç, paralajmëroi performancën e saj të ardhshme në Brooklyn’s LadyLand Festival në Instagram gjatë fundjavës së festave duke e kthyer atë në artin e albumit të saj “Stripped”.

Christina pozoi ‘topless’, me asgjë tjetër përveç me një palë xhinse dhe flokët e saj të gjatë platin që mbulonin gjoksin e saj – ashtu siç bëri në vitin 2002.
Aguilera do të kryesojë festivalin një – ditor që feston paradën e krenarisë dhe interpretuesit LGBTQ më 11 shtator. “Një javë na ndanë nga deri LadyLand Festival! Kush do të jetë atje?”, titulloi ajo fotografinë e zjarrtë.

I fejuari i këngëtares, Matthew Rutler, nuk mund të mos bënte një koment: “Ummmmmm do të jem atje. Sidomos pasi e pash këtë”, shkroi ai.

Pothuajse dy dekada pas publikimit të “Stripped”, pamjet e Christina nga ajo epokë vazhdojnë të kenë një ndikim; yjet më të rinj si Kylie Jenner, Amelia Hamlin dhe Emily Ratajkowski janë parë të gjithë së fundmi me pamje të ngjashme.