Bashkimi e Evropian ka vendosur të hapë kufijtë për lëvizje brenda rajonit. Ambasadorët e 27 vendeve i kanë dhënë dritën jeshile planit të koordinimit duke njohur vaksinimin e popullsisë të secilit prej shteteve.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian në deklaratën për mediat bën të ditur se nisma ka ardhur pas thirrjeve të liderëve të BE.
Në këtë mënyrë të gjithë ata që kanë një pasaportë të një prej vendeve të BE dhe që ka marrë pasaportën dixhitale të vaksinimit mund të lëvizë pa kufizime.
Masa në fakt është marrë për ti dhënë më shumë frymëmarrje turizmit dhe ekonomisë.
Po ashtu është rënë dakord që vlefshmëria e testeve të jetë në 72 orë për PCR dhe 48 orë për ato antigjenike.
Nga ana tjetër dhe vendet e G7 kanë arritur në një rezolutë për ti dhënë mbështetje maksimale institucioneve të angazhuara në betejën me pandeminë.
Kështu marrja e licensës për zhvillimin e vaksinës do të jetë 100 ditë, ndërsa do të miratohet dhe fondi për shpërndarjen falas të 600 milionë dozave të vaksinave për vendet e varfëra
Prej nisjes së pandemisë në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus rreth 176 milionë persona, prej të cvilëve 3 milionë e 800 mijë kanë humbur jetën