Ish-trajneri i kombëtares sonë, Cristian Panucci është një person, të cilit i merret mendimi në Spanjë sepse ka luajtur te Real Madrid dhe ka qenë ndër më të mirët atje.

Së fundmi ai ka folur për Barcelonën dhe Real Madrid. Ai tregon mundësinë e qëndrimit të Ramos dhe parashikon rikthimin e Barçës në nivele të larta.

“Carlo (Ancelotti) di si të merret me dhoma të rëndësishme zhveshjesh. Ai e njeh shumë mirë Real Madridin dhe them se është zgjidhje e mirë për presidentin Perez. Me Carlon në stol ka shumë mundësi që Sergio Ramos të qëndrojë. E them gjithmonë, para se të largohesh nga Real Madrid, duhet të mendohesh mirë.

Barcelona? Laporta është kthyer, historia flet qartë për atë president. Barcelona do të triumfojnë sërish sepse është klub që e ka këtë në historinë e saj. Nuk e dimë sa do i kushtojë. Nuk ka më para sa më parë, por mund të them me siguri se Barcelona do të jetë sërish protagoniste në Europë“, u shpreh Panucci.