Puna në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas duket se po i kthehet normalitetit.
Pas gati dy ditësh bllokimi për shkak të grevës së kontrollorëve që nuk pranojnë uljen e pagës, mëngjesin e sotëm ka nisur normalisht puna me pasagjerët që fluturojnë drejt disa shteteve të Bashkimit Europian.
Siç raporton nga Rinasi gazetarja e Ora News Sonila Musai, janë futur në terminal pasagjerët e avionit me destinacion Bolognan e që është programuar të niset në ora 09:05, ndërsa po bëjnë “chek in” edhe pasagjerët e dy avionëve drejt Brukselit, me orare 09:35 dhe 09:45.
KËTU mund të gjeni të gjitha fluturimet për sot.
Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit ndërkohë që dje pasdite rifilluan ato esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.
Deri tani, Policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini.
Ora news