Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Me këtë slogan ish-kryeministri Berisha ka shoqëruar imazhin që pasqyron logon e Partisë Demokratike. Sikurse shihet, fotoja reflekton logon e dikurshme të PD, që nga koha e themelimit të saj, imazh ky që u miratua nga gjykata një ditë më parë bashkë me ndryshimet statutore. Kujtojmë se neser, Berisha ka njoftuar takime të foltores në Tepelenë dhe Përmet.