Home ELBASANI SOT VIDEO/RIKTHIMI I FK ELBASANI

VIDEO/RIKTHIMI I FK ELBASANI

74

EKIPI LEGJENDE BËHET GATI PËR NISJEN E SEZONIT TË RI

Kujtimet e pak më shumë se një dekade më parë janë ende të freskëta në Elbasan, edhe pse kanë kaluar 15 vite nga ajo kohë. Bëhet fjalë për sezonin 2005-2006, kur verdhëblutë në financimin e Arben Lazes u ngjitën në majën më të larte te futbollit shqiptar, ku fituan Superligën, përballë rivalëve si Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Partizani.

Festë madhështore në sheshin qendror të qytetit, e nivelit të klasit botëror me autobusin e hapur, gjë që askush nuk e ka bërë deri më sot në vendin tonë.

Ndonëse për momentin skuadra ka qenë në ujëra të turbullta, ajo ditë do të rikthehet sërish, pasi emri i “Futboll Klub Elbasanit” nuk do të shuhet kurrë, sepse bëhet fjalë për një markë legjendë të futbollit shqiptar.
Sot më shumë se kurrë të gjithë kanë nevojë për rikthimin e kësaj skuadre në nivelet e dikurshme dhe dita mund të mos jetë e largët.

Shumë shpejt “Futboll Klubi i Elbasanit” do të nisë pregatitjet për sezonin e ri futbollistik ku do të marrin pjesë në Kategorinë e Dytë.

Synimet e kësaj skuadre janë ngjitja e menjëherëshme në të parën, ndaj për këtë arsye presidenti i klubit, Arben Laze, mblodhi stafin në një takim ku u bë analiza e sezonit që lamë pas dhe u hodhën piketat për sezonin e ri.

Drejtori sportiv, Sabri Dalipi, flet më konkretisht rreth ngjarjeve më të fundit që kanë ndodhur në qytet, ku madje është krijuar edhe një ekip i ri. Dalipi është optimist edhe për merkaton që do të bëhet, pasi trajnerët Suta dhe Çapja kanë piketuar futbollistët për sezonin e ri.

Në lidhje me faktin se ku do te zhvillojë kjo skuadër stervitje, Dalipi pohon se si gjithnjë ato do të jenë në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”.
“Futboll Kluib Elbasani” është një ekip një shekullor, i krijuar në vitin 1913 dhe që nga ajo kohë ka përfaqësuar gjithnjë qytetin e Elbasanit, gjë që do ta bëjë sërish dhe rikthimi në kohët e lavdishme është thjesht çështje kohësh.