Qeveria i rikthehet edhe njëherë skemës së vjetër të kompensimit me 10% të TVSH-së për çdo produkt që fermeret shesin me faturë tek grumbulluesit. Ministria e Financave në prezantimin e saj për “Reformat kryesore fiskale në rrugën e Shqipërisë 2030 në BE” i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe sektorit të bujqësisë. Kjo e fundit kontribon në gati 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
“Për çdo produkt që do të dorëzojnë tek grumbulluesit apo tek fabrikat përpunuese do të arrijnë të marrin një kompensim 10%, pra taksa e sheshtë që është e harmonizuar me ligjet e Bashkimit Europian. Ajo që ngelet për tu parë është ulja e TVSH-së për produktete e shportës që në vendet e Bashkimit Europian e kanë nga 4-12%.”, shprehet eksperti i bujqësisë Ilir Pilku
Synim është edhe rritja e ekspozimit të produkteve “Made in Albania” në tregjet Europiane dhe ulja e varësisë nga mallrat e importit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, (Grafik.1) përgjatë periudhës janar-shtator të këtij viti janë importuar diçka më shumë se 1 milionë ton ushqime dhe pijë, duke u rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Ky kompensim i shehstë që i bëhet fermerëve ka një efekt shumë pozitiv. Pra është një nisëm që duhetv lavdëruar pasi shikohet si një bonus ashtu siç e kanë dhe fermerët në Bashkimin Europian. Pjesa përfituese përveç asaj financiare është formalizimi i produkteve bujqësore. Pra ne do të shkojmë paralelisht me atë cfarë Bashkimi Europian kërkon dhe që është pjesë e rëndësishme e procesit të Integrimit Europian”, tregon ndër të tjera zoti Pilku
Nëse rimburismi 10% do të nxiste formalizimin e tregut, do ti jepte një shtysë më shumë bankave të rrisnin kredidhënien për fermërët pasi ka qënë Ligji “7501” pengesa kryesore që fermerët nuk arrinin të merrnin hua për të zhvilluar fermat e tyre./vizionplus.tv






