Pak pasi pranoi ftesen e kryeministrit Edi Rama per te qene pjese e listave te PS, inxhinierja Luljeta Bozo ka folur në prezantim, duke thene se nga tërmeti kanë mësuar shumë në lidhje me shkeljet që janë bërë me ndërtimet.

Inxhinierja Bozo eshte shprehur se procesi i rindërtimit i qeverisë ka ecur mirë, duke sjellë shembullin e Italisë që siç thotë Bozo ka ende qytetarë në rulo, 10 vite pas tërmetit.

“Tërmeti është një dukuri e frikshme dhe e rrezikshme. Nga ky tërmet përveç atyre që kemi thënë ne nxorëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë. Më vjen mirë që në periudhën, që qeveria e reagoi shpejt që nuk mbetu njeri jashtë dhe filloi menjëherë përpjekjet për të siguruar fondet.

Më vjen mirë që ato që kemi konstatuar defekte në ndërtim, janë realizuar në këtë program të rindërtimit.Filloi programi në ato zona ku kishte shkatërrime më të mëdha dhe në zonat rurale.

Këtu u bë shumë mirë. Kemi pasur një defekt se shtëpitë në fshat janë shumë të shpërndara dhe kanë pasur probleme për ti ringritur dhe janë zbatuar të gjitha rregullat. Këta e kanë dhuratë për mua, të hysh në shtëpi pa shpenzuar asnjë lekë.

I kemi shembujt rreth e rrotull, në Itali ka mbi 10 vjet që ka rënë treti dhe akoma janë në rulota. Këtu jo vetëm që nuk paguan asnjë lekë, u bë shumë mirë që u fillua”, tha Bozo.