Teksa drejtuesi politik i PS për Elbasanin Arbjan Mazniku poston foto me “të rinjtë” e qytetit qartazi bie në sy propaganda për “like” në rrjetet sociale dhe ekspozimi i një realiteti që është ndryshe nga sa duket në foto pasi një pjesë e mirë e “të rinjëve” janë punonjës të bashkisë Elbasan apo të punësuar në institucionet vendore.
Nuk bëhet e ditur nga postimi i Maznikut se cila ka qenë arsyeja e takimit por lehtësisht mund të kuptohet se përse këta të rinj janë mbledhur në një kodër me ullinj…
Në të njëjtën ditë përmes një postimi nga Kryetari I PSD Erion Murataj, shihen të rinjtë e njësisë administrative Labinot Mal të cilët kanë bërë publike një video ku duken me kazma e lopata në duar dhe kanë filluar punën për të rregulluar rrugën e fshatit pasi ndryshe nga “të rinjtë” që shoqërojnë Maznikun ata nuk lëvizin dot se iu bllokohet rruga sa herë ka reshje. Janë të rinj të cilët po shohin dhe po e ndjejnë në kurriz përbuzjen nga pushteti vendor i cili i ka lënë të rriten pa infrastrukturë. Janë të rinjtë e një fshati si Labinot Mal që po luftojnë për mbijetesë në një mosh kaq të re ndërsa të “privilegjuarit e partisë” shijojnë të dielën në natyre.
Nuk është hera e parë që të rinjtë përfshihen në situata të tilla me qëllim dhënien e një imazhi që nuk ekziston në realitet pasi realiteti tregon se të rinjtë janë duke u larguar dita ditës nga Elbasani ndërsa ata që kanë mbetur po luftojnë për të hapur rrugë në fshatrat e tyre.