Procesi i vaksinimit ka rifilluar në qytetin e Lezhës dhe Fierit.
Që në orët e para të mëngjesit kanë qenë të shumtë ata persona të cilët i janë drejtuar qendrës së vaksinimit, por janë kthyer mbrapsht pasi nuk ka doza vaksinash, kjo për shkak të vonesave në ardhjen e 100 mijë dozave vaksinash, që erdhi si pasojë e problematikës që u has nga greva e kontrollorëve në aeroportin e Rinasit.
Nga nisja e procesit të vaksinimit masiv në Lezhë janë kryer 5150 vaksinime, të moshuar, mjekë dhe mësues.
Top Channel