Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rinumëroi sot 42 kutitë e qarkut të Dibrës.
Nga rinumërimi rezultoi që grupet e numërimit të herës së parë i kanë hequr 17 vota Xhemal Gjunkshit, ndërsa Përparim Spahiut i kanë shënuar 49 vota tepër.
42 kutitë e Dibrës u hapën me kërkesë të kandidatit të PD Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se vota e tij nuk është lexuar siç duhet.
Numërimi i votave sot nuk ndryshon rezultat se PD ka fituar dy mandate në listën e mbyllur në këtë qark.
Gjunkshi vjen pas Spahiut në listë të hapur i cili renditet para tij me 120 vota diferencë.
Në rinumërimin e kutive të Dibrës rezultoi:
Alketa Agolli -10 vota
Basir Çollaku 8 vota
Xhemal Gjunkshi -17 vota
Përparim Spahiu 49 vota
Ismail Uka -4 vota
Ndërsa rezultati fillestar ishte:
Xhemal Gjunkshi 6125
Basir Çollaku 5254
Alketa Agolli 1549
Ismail Uka 1511.