Ish-kandidati në garë për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një intervistë të dhënë për emisionin “Me Xhaxhiun” në Faxnews, foli rreth zgjedhjeve të 13 Qershorit në PD.
I pyetur nga gazetari Rezear Xhaxhiu nëse pjesëmarrja e tij në garë përfaqëson fenomenin Maqo Lakrori apo Namik Dokle, Kadilli u shpreh se dy të parë nuk kanë qenë garues por mbushës për të siguruar dyshen klasike të një gare.
Kadilli thekson se ai ka dal kandidat në garë që në momentin që KQZ deklaroi se rezultati i 25 Prillit ishte i pakthyeshëm, në një kohë që kandidimi ose jo i Bashës nuk dihej ende.
“Raste që përmende nuk ka qenë garues, por mbushës për të siguruara dyshen klasike që i duhet një gare. Unë isha përpare se të vendoste nëse do të ishte Basha apo jo në garë. Unë kërkova dorëheqjen e parevokueshme të Bashës që kur KQZ-ja tha se nuk ndryshon as rezultati as numri i mandateve. Në këtë moment unë kam dal dhe kam thënë që jam kandidat, sepse kuptova se Basha po e fuste partinë në kurthin e zborit politik, që në themi se nuk jemi dakort me rezultatin dhe na i vodhën, për ta mbajtur partinë muskuloze të bashkuar rreth kryetarit. Kjo kulturë politike nuk ka të bëjë me mua.
Di shumë më tepër probleme, por gara ka dy elemente, pabarazia është gjë tjetër dhe parregullsitë janë gjë tjetër. Pabarëzia është që në start që do të thotë se kryetari është në zyrë dhe ka angazhuar deputetët dhe kryetarët e degëve për të operuar në mënyrë kapilarë në territor.
Pabarazia e dytë është që administrata e partisë që paguhet nga partia është rekrutuar nga kryetari dhe shërben për të. Po ashtu dhe grupi i izraelitëve, i cili paguhet nga partia shërbejnë për kryetarin, i bëjnë piarin dhe makiazhin imazhit të tij.
Parregullsi është që brenda rregullave që u formalizuan të ketë parregullsi, Parregullsitë nuk më interesojnë pasi rezultati ishte tepër i thellë dhe një emër më shumë një pak nuk ndikojnë në rezultat”, tha Kadilli.
fax web