Erion Murataj PSD

Risela Llapushi, infermierja 24 vjeçare nga Gramshi ka ndërruar jetë. Ajo kërkoi ditë më parë ndihmën e shqiptarëve për një transplant urgjent në mëlçi, por fatkeqësisht, pavarësisht mobilizimit për të grumbulluar 100 mijë euro, ajo nuk ia ka dalë dot.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh, vend nga ajo vinte dhe ku punonte si infermiere, ka njoftuar paraditen e kësaj të shtune lajmin e trishtë se Risela ka mbyllur sytë përgjithmonë.

“Risela ishte pjesë e stafit tonë me përkushtim, përulësi dhe dashuri për profesionin e saj. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë ne – kolegët, pacientët dhe komunitetin ku ajo shërbeu me përkushtim dhe humanizëm.

Në emër të gjithë stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Gramsh dhe të strukturave tona në varësi, i shprehim familjes, të afërmve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta. U prehsh në paqe, Risela. Mirënjohje për çdo ditë shërbimi që i dhe këtij profesioni fisnik”, thotë mesazhi i ngushëllimit.

24 vjeçarja ishte diagnostifikuar me sëmundje të rëndë dhe familja nuk kishte mundësi të përballonte kostot e operacionit në Turqi, për transplant të mëlçisë që kushtonte 100.000 euro.

Ata kërkuan ndihmën e shqiptarëve pak ditë më parë dhe menjëherë nisën të grumbulloheshin paratë e para. 46.600 euro janë grumbulluar në platformën globale të donacioneve për Riselën, por fatkeqësisht sëmundja nuk e la të priste dhe pak

Familja Llapushi falenderon të gjithë shqiptarët që u solidarizuan me rastin e vajzës së tyre 24 vjeçare, duke ndihmuar sadopak për të shpëtuar jetën e saj.