Ndërsa dimri po afrohet, këngëtarja shqiptare Rita Ora vijon të ngrejë temperaturat pasi ka pozuar nudo para pasqyrës së saj. Ajo u shfaq me një paruke të zezë e cila i mbulonte gjoksin dhe gjatësia e tyre vinte deri tek beli.
Duke treguar pamjen e saj të re, Rita theksoi bukurinë e saj natyrale me një gamë të lehtë grimi. Krahas fotos, ajo shkroi: ‘Si të jesh goth lol’.
Kjo vjen pasi Rita dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi, iu bashkuan një morije artistesh të famshem në festën e Halloween-it të Vas J Morgan dhe Michael Braun në West Hollywood të enjten mbrëma.
