Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e festivalit të përvitshëm të Eurovisionit. Këtë vit, Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.
Mirëpo mesa duket, Albina nuk do të jetë shëiptarja e vetme që do të jetë pjesë e Eurosongut pasi Rita Ora do të jetë e ftuara speciale e natës së parë të evenimentit të madh.
Ylli me origjinë shqiptare do të performojë disa prej hiteve të sa në skenën e madhe me 9 Maj në Liverpool si dhe do të lancojë për herë të parë këngën e saj të re ‘Praising You”.
Kujtojmë se Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”më 11 maj.