Rita Ora i bëri për vete fansat e saj të shtunën, ndërsa ndau me ta një sërë fotografish në rrjetin social Instagram, gjatë qëndrimit të saj në Milano për Javën e Modës.

Këngëtarja 31-vjeçare dukej sensacionale e veshur me një fustan të shkurtër në ngjyrë të kaltër, që i nxirrte në pah këmbët e saj tepër të tonifikuara, shkruan DailyMail.

Veshja e saj ngjitej në figurën e saj trupore të hollë, teksa kishte një pjesë të zbukuruar me gurë të çmuar në fund të fustanit. Duke pozuar pranë tavolinave të një restoranti, ylli me origjinë shqiptare u kujdes që të merrte poza atraktive para kamerës.