Një përfaqësi e Komisionit të Rithemelimit mbërriti në selinë
PD-së gjatë ditës së sotme.
Deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe ish deputeti Klevis Balliu hynë në ambientet e PD dhe thanë se po priten ekspertët për të hequr dyert e blinduara.
Noka ka deklaruar se do duhet një kohë e gjatë për të çmontuar dyert e blinduara. Ndërkohë që deputeti Flamur Noka deklaroi se do rikthehet në detyrë roja historik i selisë blu, Pëllumb Matraku, i cili u largua nga detyra disa ditë para përplasjes së 8 janarit.