Home ELBASANI SOT VIDEO/KISHA E NENDHESHME PREJ VITESH PA INVESTIME

VIDEO/KISHA E NENDHESHME PREJ VITESH PA INVESTIME

51

Ky që shihni në këto pamje është Pater Nikolla Xhufta prifti i cili drejton meshat në kishën e nëndheshme e quajtur ndryshe kisha e katakombit . Sipas Pater Nikolles kjo kishë e nëndheshme e trashëguar nga familja e tij brez pas brezi ka pasuri arkeologjike dhe duhet shpallur një monument historik.

Edhe pse nuk njihet si një monument dhe një kishë zyrtare kjo kishë vizitohet nga qindra besimtare të të gjithave besimeve si dhe turistë te huaj .


Pavarësisht se vizitohet nga qindra turiste kjo kishe është lënë në harrese nga pushteti lokal dhe gjatë këtyre vitetve të paktë kanë qenë ato të cilët kanë kontribuar dhe ndihmuar për mirëmbajtjen e kësaj kishe .
Thirrja e drejtuesit të kësaj kishë shkon për pushtetin lokal për ti ardhur në ndihmë .

Gazetare Sara Koci