Ish-e dashura ekstravagante e një kreu karteli meksikan drogash është vrarë me armë nga një blerës i rremë këpucësh, bashkë me të dashurin e ri trafikant.
26 vjeçarja Paulina Arreola Perez, u qëllua për vdekje nga një vrasës që u largua me motoçikletë, pasi u gënjye duke besuar se ishte një blerës i mundshëm i ofertave të saj te kepuceve, online.
I dashuri i saj, i identifikuar si Eduardo Arturo Trejo, u vra bashkë me të pas një përleshje me armë në zonën Benito Juarez të kryeqytetit Mexico City më 9 qershor.
Paulina kishte pësuar nëntë plagë plumbash ndërsa Eduardo dy, teksa ishin ekzekutuar në kamionçinën e tyre Honda.
E reja besohet se është shënjestruar prej lidhjeve të shumta me anëtarë të kartelit kriminal ‘La Union Tepito’, dhe me ish-kreun e tij Alexis ‘El Alexis’ Martinez, që është ekzekutuar në mars.
Organizata njihet për trafikun e narkotikëve, pengmarrjet, zhvatjet dhe vrasjet në rajonin e kryeqytetit.
Paulina shijonte një jetë luksi me ish-të dashurin gangster, të cilën e reklamonte shpesh në llogaritë e saj në rrjetet sociale, me udhëtime rreth botës dhe veshje të firmave luksoze.
Çifti publikonin foto të pushimeve ekstravagante në vende si Dubai, Athinë apo Toronto për të cilat autoritete thonë se paguheshin me karta krediti të klonuara.
Kreu mafioz Martinez u vra në mars të këtij viti nga vrasës me pagesë të maskuar si shpërndarës ushqimi të shpejtë në qytetin e Zapopan – çka bëri që më tej ish-e dashura e tij të niste biznesin e shitjes së këpucëve online.
Paulina ishte joshur të paraqitej në një takim me të dyshuarin që hiqej si klient i mundshëm.
Vrasja e Paulinas është e treta nga bukuroshet e kartelit ‘La Union Tepito’, pas vdekjes së Valeria Diaz vitin e kaluar dhe e Nayibi Mustafa në mars.
Vajzat ishin të famshme edhe si ‘treshe’ ekstravagante e jetës së kartelit trafikant, duke u mbiquajtur ‘Las novias de La Union’, që do të thotë “Unioni i të dashurave”.