Kandidati i ekstremit të djathtë për President të Francës, Éric Zemmour është sulmuar pak ditë pasi ai deklaroi zyrtarisht kandidaturën e tij
Takimi i Eric Zemmour të dielën në mbrëmje në Villepinte (Seine-Saint-Denis) shënoi fillimin e fushatës zyrtare të personit që u vetëshpall kandidat në zgjedhjet presidenciale të martën, më 30 nëntor.
Në qendrën e ekspozitës ku ishin mbledhur afro 13,000 mbështetës të tij, incidenti prishi aktivitetin.
Eric Zemmour njoftoi se u plagos kur një burrë u hodh mbi të.
Sulmuesi u identifikua dhe u arrestua nga policia.
