Nga Erion Murataj

Në këto vite “demokraci” shembëm shumë nga vlerat. Mbase disa e quajnë “europianizëm” ndërsa unë e quaj “ku*vërim kolektiv” të komunikimit. Pikërisht ata që kultivuan këtë “europianizëm” i dëgjoj shpesh të ulërasin për etikën.

Pikërisht ata që lakuriqësinë e kultivuan si modë dhe si lanë asgjë fantazisë e intimitetit sot ulërasin për norma. Ka dhe të tjerë që duan të shkojnë përtej e të na heqin statusin e babait dhe nënës duke kaluar ylberët.

Të gjitha i kuptoj pasi janë pjesë e një politike pa nder e të fëlliqur globale ku morali është monedhë për të blerë fasadën . por! Të rinjtë jo , ata s’mundem e refuzoj ti kuptoj sidomos adoleshentët. Vajza që fjalën rob q*m ndaj djemve apo djemtë mes tyre e kanë si mirmëngjes e pëshëndetje.

Refuzoj të kuptoj prindërit e tyre të cilët vijojnë në vorbullën qorre ti tolerojnë e mesuesit që dhe pse disa janë po ata të brezit tim kanë ulur gardhin e edukatës dhe të normave të shoqërisë së shëndoshë.

Nga politika s’pres më asgjë! Prostituimi moral për hir të partisë apo buzëqeshjes nga kryetari më neverit , sidomos kur kjo rëndon mbi kurrizin e familjes së atij që e pranon këtë degradim. Ulëritjet prej virgjëreshe në vesh të disa OJF apo institucioneve janë të pështira. Asgjë s’pres më prej tyre .

Kam vetëm një mesazh për ata që ende besojnë në vlera e moral. Është koha të krijojmë një model të kundërt nga shthurja, një model të bazuar tek puna dhe mundi .

Të dashur të rinj , rob q*m nuk është përshendetje por etiketë e ç’nderimit të çdo vlere që njeriu përfaqëson , nëse nuk doni të jeni kafshë pa ndërgjegje është koha të merni në dorë fatet tuaja dhe të ardhmen duke përfaqësuar vlerat e prindërve dhe gjyshërve , jo lakuriqësinë dhe ku*vërinë e atyre që janë kopil të “europianizmit”.