Lojtari i kombëtares polake, Robert Lewandowski, hyri në histori, pasi me dy gola në fitoren e Barcelonës ndaj Villarrealit (3:0) u bë vetëm lojtari i tretë në shekullin e 21-të që ka shënuar 600 ose më shumë gola.
Skuadra e parë e katalanasve mbrëmë ka shënuar golin e 600-të dhe të 601-të në karrierën e tij dhe vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë arritur ta kalojnë këtë vijë që nga viti 2000.
Lewandowski, i cili u transferua nga Bayern te Barcelona këtë verë, goditi rrjetën 344 herë me fanellën e bavarezëve, 103 herë si sulmues për Dortmundin, shënoi 62 gola në Poloni duke luajtur për Znicz dhe Lech, ndërsa shënoi 76 herë për Kombëtaren e vendit të tij, dhe golat e tjerë i shënoi për Barcelonën.
Në shekullin e 21-të, portugez Cristiano Ronaldo shënoi 804 gola dhe argjentinasi Lionel Messi 759.