Hyundai ka përfunduar më në fund blerjen e Boston Dynamics, kompania që krijoi dy nga robotët më të pëlqyer në internet, Spot dhe Atlas. Për të festuar, kompania po bashkëpunon me BTS në një video të re që tregon 7 robotë Spot që “kërcejnë” me muzikën “IONIQ: I’m On It” të grupit muzikor.

Në një postim behind-the-scenes në blog, kompania jep disa detaje se si arritën të krijonin rutinën e koordinuar të kërcimit, e cila kërkoi një programim mjaft preçiz. “Gjithçka duhet të ndërtohej në mënyrë paraprake për t’ju përshtatur ekzaktësisht skenarit.” tha Eric Whitman. Për të krijuar këtë skenar, kompania vendosi të punojë me koreografen profesioniste Monica Thomas.

“Një performancë atletike e tillë lodh shumë dizajnin mekanik të robotit bashkë me software-in dhe algoritmin.” tha themeluesi i Boston Dynamics, Marc Raibert, i cili e klasifikon këtë performancë si një shtysë për të krijuar pajisje dhe programe të reja për robotët.

Arsyeja e dytë është krijimi i përmbajtjeve të reja për kompaninë, pasi ata janë mjaft të suksesshëm në YouTube, ku video e fundit arriti 32 milionë klikime. Bashkëpunimi me BTS, një ndër bandat më të ndjekura në rrjetet sociale, siguron vëmendjen e shumë më tepër personave.

geek