Sa më shumë prirje që të kemi për t’u besuar makinerive dhe robotëve, aq më shumë ndihemi si ata dhe të ngazëllyer, sipas një studimi nga Universiteti i Pizës së bashku me Universitetet e Londrës, Malagës dhe Jenës.

Ekipi i ekonomistëve ka përsëritur një eksperiment të njohur në ekonomi për të analizuar prirjen për t’u besuar premtimeve.

Testi, i cili merr emrin e dy ekonomistëve, Gary Charness dhe Martin Dufwenberg, përfshiu rreth 160 studentë të Universitetit të Pizës të cilët u testuan në lloje të ndryshme ndërveprimesh, atë midis njerëzve, midis njerëzve dhe kompjuterave dhe njerëzve dhe robotëve.

“Rezultatet treguan se pjesëmarrësit kanë tendencë t’i besojnë robotit humanoid (dhe për këtë arsye premtimeve të tij) më shumë sesa llojet e tjera të agjentëve artificialë”, nënvizon Caterina Giannetti, studiuese e ekonomisë së aplikuar në Universitetin e Pizës.

”Kjo ndodh pikërisht për shkak të ngjashmërisë me qeniet njerëzore dhe aftësisë për të zgjuar emocione”, shtoi ajo.

”Përfundimet e studimit tentojnë të hedhin poshtë disa teori të vjetra sipas të cilave agjentët artificialë që janë shumë të ngjashëm me njerëzit mund të të trembin dhe kjo do të hapte perspektiva të reja në përdorimin e robotëve humanoidë në kontekste të ndryshme, për shembull për të ndihmuar njerëzit në bankë ose në kompani të tjera shërbimi ose si mbështetje brenda grupeve të punës”, shtuan studiuesit.