QBNF Elbasan takim me aktorë kyç
U zhvillua sot një aktivitet I organizuar nga Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan me temë “Roli i rinisë dhe i gruas ndërfetare në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit”. Ky takim u fokusua në çështjet që lidhen me rolin e grave dhe të rinjëve në parandalimin apo përfshirjen e këtyre kategorive në aktivitete të tilla.
Një pikë kyçe e diskutimit ishte e sfida që lidhet me riatdhesimin dhe riintegrimin në shoqëri të atyre njerëzve që janë riatdhesuar në Shqipëri.
U Diskutua rreth roleve te grave dhe fëmijëve, veçmas, në organizata të ndryshme politikat e riintegrimit dhe rehabilitimit dhe në fund një tryezë parlamentare për masat e marra nga këshilli i shteteve anëtare të Evropës për të riatdhesuar dhe riintegruar fëmijët nga zonat e pas luftësnë aktivitet normal.
Në këtë formum pati diskutime rreth pikëpamjeve të ndryshme ndërmjet përfaqësuesve të insitucioneve fetare si dhe ide rreth parandsalimit të këtij fenomeni kaq negativ.