Finalja e Ligës së Konferencës më 25 Maj mes Romës dhe Feyenoord e cila u caktua që do të luhet në stadiumin Air Albania në kryeqytet çoi në stratosferë çmimet e hoteleve për këto data.
Ndër ata që ra në sy me çmimet e ofruara për një natë fjetjeje tifozët që do të pushojnë në kryeqytet, ishte hoteli i Ervin Matës, ish-të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata.
Pavarësisht se është me 4 yje dhe gjendet larg stadiumit si vendndodhje, për një natë ky hotel kishte kapur çmimet mbi 8000€ nata.
Qesharakja në këtë fakt është se nëse rezervon në 8-9 Maj ky çmim shkon në 8000 Lekë të reja.
Hoteli në pronësi të babait të Matës, Luan Matës ofron kushte standarde, madje edhe dhomat vështirë se kapin kualitetin e 4 yjeve. /joq