Kaia Gerber duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale, mes thashethemeve në rritje për një lidhje me aktorin Lewis Pullman – djali i aktorit të njohur Bill Pullman dhe ylli i ardhshëm i filmit të Marvel, “Thunderbolts”.
Sipas burimeve të Page Six, romanca mes tyre duket serioze. Të dy janë parë së fundmi në një shfaqje në Broadway, konkretisht në monologun “Portreti i Dorian Gray”, me protagoniste Sarah Snook, kandidate për çmimin Tony.
“Ata ishin qartësisht bashkë,” – tha një dëshmitar për Page Six. “Kaia e kishte kokën mbi shpatullën e Lewis gjatë gjithë performancës.” Në audiencë ndodheshin gjithashtu edhe Natalie Portman me një shoqe të saj, si dhe aktori i “The Office”, BJ Novak.
Lewis Pullman, 32 vjeç, u bë i njohur për publikun me rolin e tij në filmin e suksesshëm “Top Gun: Maverick”. Lidhja e tij me Kaia Gerber erdhi pas ndarjes së saj nga aktori Austin Butler. Sipas TMZ, çifti Butler-Gerber i dha fund marrëdhënies në mënyrë miqësore në fund të vitit të kaluar, pas tre vitesh bashkë.
Vetëm pak javë më vonë, Kaia u pa duke festuar ditëlindjen e 32-të të Lewis Pullman në një restorant të njohur në Los Angeles, së bashku me babanë e aktorit, Bill Pullman. Një burim për People konfirmoi se dyshja kanë kaluar shumë kohë bashkë kohët e fundit dhe i përshkroi si “një çift i qetë dhe shumë i përshtatshëm”.
Përpara lidhjeve me Austin Butler dhe Lewis Pullman, Kaia Gerber ka qenë në marrëdhënie me Pete Davidson dhe Jacob Elordi. Ndërsa Pullman ka qenë më parë i lidhur për tre vjet me Rainey Qualley, vajza e aktores Andie MacDowell, deri në ndarjen e tyre në vitin 2023.