Cristiano Ronaldo ka pësuar një goditje në hundë në duelin mes Portugalisë dhe Çekisë.

Në minutën e 12-të të ndeshjes që u zhvillua në Pragë, sulmuesi portugez u hodh për një top në të njëjtën kohë me portierin Tomas Vaclik, i cili e goditi topin dhe iu hodh me duar në fytyrë.

Stafi mjekësor portugez u detyruan të futeshin në fushë për ta ndihmuar sulmuesin e Manchester United, i cili kishte gjakderdhje të madhe nga hunda.

Atij iu vendos një fasho dhe pambuk në hundë për të ndaluar gjakderdhjen.

Një goditje e fortë që nuk e pengoi të vazhdonte të luante, por shihej se kishte mavijosje në fytyrë dhe thyerje të mundshme të hundës.