Partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, është rikthyer në Itali për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia, aty ku nuk ka munguar gjatë viteve të fundit, teksa ylli portugez luante me Juventusin.

Edhe pse pati nga ata që e kritikuan gjatë shfaqjeve me bikini në pushime për format e saj, bukuroshja 28-vjeçare u ka mbyllur gojën të gjithëve më paraqitjen e fundit.

E veshur me një fustan të zi, modelja dukej e mrekullueshme, ndërsa shfaqi edhe tatuazhet e bëra së fundmi.