Cristiano Ronaldo ka shënuar dopjetë jo në fushën e blertë por në jetën private.

Lajmi është konfirmuar nga sulmuesi i Manchester United i cili së bashku me partneren e tij Georgina Rodrigues është në një pritje të ëmbël duke u bërë sërish babi.

Ai dhe Georgina ndanë një foto të lezetshme të tyre duke mbajtur skanimet e tyre të foshnjës, me mbishkrimin: “Me kënaqësi të njoftoj se po presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri – mezi presim t’ju takojmë”

Cristiano Ronaldo aktualisht ka 4 fëmijë ndërsa me ardhmen në jetë të dy binjakëve të tjerë është drejt plotësimit të objektivit për të pasur 7 fëmijë njësoj si logoja “CR7” që e personifikon në fushën e blertë.