Me “tripletën’ kundër Caglieri, Cristiano Ronaldo thyen rekordin e Pele, atë me 767 gola në karrierë ku përfshiheshin edhe finalizimet me San Paulo State, skuadra ushtarake braziliane. CR7 vendos një rekord të ri, në kuotën e 770 gola duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në histori. Me një status të gjatë në profilin e tij në “Instagram”, ylli portugez ngre në qiell figurën e Pele ndërsa nuk harron të falënderojë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rekord unik. Për herë të parë pas eliminimit nga Porto në Champions League, Ronaldo ka thyer heshtjen duke i premtuar besnikëri Juves: “E ardhmja është nesër dhe ka ende shumë për të fituar me Juventus dhe Portugalinë”, shkruan ndër të tjera sulmuesi duke larguar në këtë mënyra zërat që e shihnin larg Torinos. Edhe drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici theksoi se Ronaldo përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e Juves.
Diskutimi është ndryshe kur flitet për Dybala, sulmuesi argjentinas është shumë larg emrit të tij dhe formës së duhur ndërsa mungesa e firmës mbi kontratën e re ka bërë që shumë klube të shprehin interesimin për numrin dhjetë. Sipas mediave spanjolle, në garë për Dybala është futur edhe Liverpool, të kuqtë janë të gatshëm të ofrojnë 70 milion euro për të siguruar kartonin e tij.
(BalkanWeb)